Disa sugjerime për kostumin e Halloween-it!

Kostumet e Halloween-it janë bazuar tradicionalisht në qenie të frikshme, të mbinatyrshme ose folklorike. Janë shumë të njohura kostumet e viteve ‘30, të prezenatuara si karaktere në film, letërsi dhe radio. Kostumet e Halloween-it kanë pasur tendencë të visheshin kryesisht nga të rinjtë, por që nga mesi i shekullit të XX-të ato janë masivizuar. Çdo dekadë ka një prurje të re në kostumografinë e festës së Halloween-it! Në ShBA, së fundmi, vijojnë të veshin kostume të printuara me fytyra personazhesh të ndryshme apo tema të jetës së përditshme, si përshembull: fake news-in, “superheroin” shpesh dhe veshje në formën e ushqimit të preferuar edhe pse ai mund të jetë i dëmshëm! Sugjeroj që të ndryshojmë, të jemi më kreativë këtë Halloween në Shqipëri! Duke qenë se Holloween-i është një festë që fton shpirtratat e të vdekurve mes nesh, ju mund të vishni kostume me fytyrën e printuar të politikanëve, premtimet e të cilëve kanë vdekur! Mund të vishni një kostum që simbolizon naftën dhe çmimin e lartë në treg, duke apeluar që çmimi real i saj ka vdekur! Ju mund të vishni uniformën e policisë, mund të veshni uniformën e mjekut apo më e qëlluara mund të ishte, uniforma e gjyqtarit në drejtësi, sepse Vettingu në vetvete ka vdekur bashkë me sistemin e drejtësisë në këtë vend! Po ashtu, një sugjerim tjetër do të ishte kostumi i uniformës që mbajnë veshur, taksidarët e Rrugës së Kombit! Veshje tjetër interesante do të ishte harta e Shqipërisë, e printuar, ku me të kuqen gjak, të ishin zonat e krimit dhe bandave kriminale, duke qenë se policia dhe drejtësia te ne kanë vdekur! Ose harta e detit të shitur nga qeveria, ose harta e Mitrovicës që po sajon Thaçi! Pa dyshim, veshja e një fake news-i është me e gjetura, duke qenë se të gjitha këto na serviren nga media, që në të vërtetë ka vdekur në Shqipëri! Ky Halloween duhet të jetë Halloween-i, i cili i fton të “vdekurit” e politikës shqiptare, të reflektojnë për premtimet e tyre të vdekura, në këtë vend që ka ende shpresën gjallë! 

Sharing is caring!