Endrit Hoxhaj, tashmë edhe agjent mode

22 Shkurt 2013

Përveçse një supermodel i rrallë e boksier me famë, Endri njihet edhe si një agjent i suksesshëm mode në Shqipëri e Kosovë. Shumë kohë më parë ai ka fituar zemrat e dashamirësve të modës. Krahasuar me vitet e mëparshme, tanimë zemrat e tilla i bën për vete edhe më tepër. “Mister Fotozhenia” për turizëm në Shqipëri është shpallur në vitin 2011, ndërsa pas një viti shpallet edhe “Mister Internacional Albania 2012”.

Kush është Endrit Hoxhaj? Ai është 20 vjeç, ka lindur në Tropojë, por banon në Tiranë prej vitesh. Për vajzat duhet thënë se ai është i gjatë 1.85m dhe ka eksperienca nga më të ndryshmet. Nga viti 2005-2012, Endriti ka ushtruar sportin e boksit, ku ka dalur herë pas here kampion e nënkampion në Kosovë dhe Shqipëri për peshën 75kg. Në vitin 2010 është shpallur “Mister Fotozhenia”. Menjëherë ofertat në drejtim të tij kanë qenë të shumta, teksa një vit më vonë shpallet model i dytë në “Best Model of the Balcan”.

Në 2011-2012 është asistent dhe agjent mode për Kosovën, si dhe dy agjensi me qendër në Milano të Italisë, ku shërben për model dhe ruajtje imazhi ndaj modelëve. Endriti ka bashkëpunuar edhe me televizionet, kryesisht me Albanian Screen dhe Vizion Plus për gjetje të imazheve. Gjithashtu, ai është shpallur dhe ka marrë pjesë në revista dhe gazeta të ndryshme, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, duke sjellë në vëmendjen e publikut modelin e suksesshëm.

Ai ka bashkëpunuar edhe me revistën “Metro”, ku ka shërbyer si model dhe fotograf. Në 2012-ën ka qenë imazhi i universitetit “Kristal”. Ai njihet tashmë si një agjent mode në rrugën e suksesshme të performancës së tij.

Sharing is caring!