Kush po flet në emër të varfërisë?

Ata të cilët duhet të flasin për varfërinë dhe ta përmirësojnë atë, absolutisht duhet të jenë klasa politike. Këtë gjë realisht e bejnë vetëm fondacionet dhe shoqata të ndryshme, që ndimojnë njerëzit në nevojë, në Shqipëri.
Ata që “flasin” në emër të varfërisë dhe që nuk sjellin asnjë efekt, janë ata që e ndërpresin ndihmën ekonomike dhe sajojnë skema të reja, janë ata që kanë badiguardë, kanë biznese pafund… dhe janë të akuzuar për afera korruptive, vrasje, zhvatje pronash, pastrim parash, përdhunime, trafik të qenieve njerëzore… Opozita e sotme këto akuza të lartpërmendura i bashkon edhe me largimin e mijëra shqiptarëve për azil në vendet europiane, kanabizimin e vendit dhe mbi të gjitha me heqjen e ndihmës ekonomike.
Populli e kupton fare qartë se kush po flet në emër të varfërisë së tij. Flasin ata që kanë miljona lekë dhe vjedhin përsëri popullin e tyre, që i voton.
Edhe në media, shtresën e varfër e përfaqësojnë njerëz që sponsorizohen nga partitë politike apo qeveria…, që vetëm e vetëm t’a kenë miletin kokëulur dhe barkuritur (strategji kjo, për të fituar vota në zgjedhje). Kjo ka ndodhur dhe ndodh prej vitesh. Populli shqiptar është lodhur nga këta shtetarë që po e çmendin çdo ditë. Mbase edhe për këtë arsye njerëzit e varfër ekstremisht po largohen në masë, dhe pse s’kanë dëshirë ta lënë atdheun familjarët e tyre. Në një formë apo një tjetër, ata janë të detyruar të largohen nga varfëria e një vendi “demokratik” si Shqipëria.

Sharing is caring!