Luzha lind veq trima… një histori që z’duhet humbur

Nje nate mysafir tek miqte ne menyre krejtesisht te fshehte dhe teksa shtrohej darka armet u degjuan perreth shtepise. I kishin ndjekur derisa i bene shtetrrethim baneses ne Luzhe brenda se ciles ishin edhe gra dhe femije. Data 2 shkurt e vitit 1946 dhe komunistet donin te gjalle Halil Hoxhen ish-kapter ne kohen e mbretit Zog nje kundershtar i betuar i regjimit komunist. Por Malesia e Gjakoves ne emer te beses nuk e dorezon kurre mysafirin e shtepise. Pikerisht kete gje bene vellezerit Shaban e Demush Hoxha. Kishin te njejtin mbiemer me Halilin por jo lidhje gjaku. Luftuan si trimat per te mbrojtur jeten e Halil Hoxhes qe ndiqej hap pas hapi per dy vite me radhe nga komunistet. Por ata rrezikuan jeten e tyre dhe te familjareve ku ne ate moment nisen vuajtjet e gjata te diktatures… Pa mundur te sfidoje armatimin e rende te policise komuniste Halil Hoxha kapet dhe pushkatohet bashke me vellezerit qe e mbajten ne shtepi. Edhe pas 65 viteve eshtrat ende nuk jane gjetur. Ne 65-vjetorin e ekzekutimit te tyre komuna e Pacit organizoi nje ceremoni ne qytetin e Bajram Currit ku e shpalli Qytetar Nderi nipin e tij qe ka ringjallur permes emrit patriotin dhe antikomunistin Halil Hoxha. Halili i ri vuajti pasojat e diktatures ku te atin Sulejman Hoxhen e denuan me 101 vite burg. Ai sot nuk jeton ndersa Halili i ri u lind dhe u rrit ne internim ne Plug te Lushnjes bashke me 3 motrat Najaden Lejlen dhe Nevilen…

Malesia e Gjakoves ka qene nje nder trevat me te njohura ne levizjen e zhvillimeve te historise kombetare dhe per vete pozicionin gjeografik qe kishte. Duke qene qendra e nderlidhjeve te Shqiperise me Kosoven ajo sherbeu ne mbajtjen gjalle te nacionalizmit shqiptar perpara barbarive e pushtimeve te huaja.

Ne veprimtarite kombetare u shqua pjesa fisnike e familjeve te medha te Malesise se Gjakoves. Kontributi i tyre bazohej ne dy shtylla qendrore ne Bese e Trimeri.

Nder dhjetera familje te fisme por edhe me bese e me trimeri ne historine rajonale e kombetare jane dhe dy familjet Hoxha njera ne Bytyc e tjetra ne Luzhe.

Keto familje kane te perbashket mbiemrin por nuk kane lidhje gjaku prej mbiemrit ato kane nje te perbashket qe eshte dok i pamohueshem i malesise Besa dhe Trimeria.

Keto i paten te perbashketa dhe kur luftuan kundra serbeve dhe kur luftuan kundra austro-hungarezeve.

I paten dhe kur jetonin te qete nen mbreterine e te madhit shqiptar Mbreti Zogu i Pare….

I paten te perbashketa dhe kur Shqiperia ra pre e regjimit komunist ne vitin 1944.

Si sot 65 vite me pare tre burra trima tre burra me bese Halil Mahmut Hoxha i Bytycit Shaban Musli Hoxha Demush Musli Hoxha i Luzhes me 3 mars te vitit 1946 u pushkatuan nga terroriste shqiptare nga ata terroriste qe quheshin komuniste por qe kishin nje mision te vritnin shqiptare per idealet e tyre te krimit.

Te vritnin besen e ketyre trimave te vritnin idealet e lirise te ketyre trimave te vritnin endrren e malesoreve qe edhe hasmit kur i jepte bese ai nuk e vriste edhe po te ishin serbe. Por kete krim kete vrasje bese e ben komunistet ata qe skishin asnje ideal lirie ata qe snjihnin asnje dok dhe zakon shqiptare e jo me besen qe shqiptaret e kishin te shenjte

Historia e ketyre trimave eshte e hershme ajo eshte ne te gjitha analet e historise se Malesise ajo vjen sot ne kete perkujtimore si nje e vertete qe u mohua nga regjimi por qe nuk u shua por ndricoi si nje qiri qe nuk shuhej e nuk do te shuhet

Historia e trimave me bese

Halil Mahmut Hoxha lindi ne Bytyc ne vitin 1881 i martuar me tre femije Ai u rrit ne nje familje me nje dashuri dhe nacionalizem ne mbrojtje te trojeve tona qe ishin te ndara e te rrezikuar nga serbo-malazezet. Ai u edukua dhe arsimua ne profesionin e teologut fetar dhe si Imam pervec njohurive fetare ai mesonte dhe predikonte ne menyre te vazhdueshme doket e zakonet malesore ne interes te kombit i bindur se do te vinte nje dite qe keto troje te ndara padrejtesisht do te bashkoheshin kete predikim ai do ta kishte si nje lajtmotive te padiskutueshem per brezat dhe djelmenine e Tropojes. Ai ishte nje mik i Mbretit Zogu i pare dhe nje mbeshtetes i fuqishem i tij ne venien e shtetit ne sherbim te popullit duke dhene kontribute konkrete te tij per Malesine.

Ne vitin 1924 kur ne pushtet vjen Fan Noli ai arratiset me mbretin dhe kthehet me te dhe jep kontributin e tij ne vendosjen e pushtetit ne Malesi te Gjakoves. Per sherbime te shquara ne drejtimin e puneve te Malesise ai gradohet me graden Kapiten qe Mbreti Zog u jepte ne rezerve personaliteteve kontribuuese ne sherbim te shtetit per te ruajtur qetesine dhe rregullin sipas ligjeve dhe kushtetutes.

Miqesia e Halil Hoxhes se Bytycit ishte me burrat e mencur te kombit shqiptar. Ai kishte miqesi me Mehdi Frasherin Xhafer Deven Mitat Frasherin Muharrem Bajraktarin Tahir Hoxhen etj. Ishte mik i beses i Gani beg Kryeziut.

Halil Hoxha kurre nuk do te pajtohej me ideologjine komuniste dhe me drejtuesit e saj. Ai do te luftonte me arme ne dore kunder tyre duke qene nje luftetar i pandalshem ndaj kesaj mortaje.

Me 28 nentor 1945 qeveria komuniste duke perdorur taktikat e saj te pabesise qe te kapte kundershtaret e vet qe kishin mbeshtetje popullore me nje amnisti te cilen e proklamonte me te madhe per zbatim… donte te arrestonte te gjithe kundershtaret sic beri me ata qe e besuan…

Halil Hoxha nuk i besoi kesaj amnistie dhe nuk u dorezua duke qendruar ne mal dhe duke u lidhur me Mark Gjon Markun dhe Muharrem Bajraktarin e Lumes.

Keshtu Halil Hoxha me 2 shkurt te vitit 1946 do te ishte mysafir tek shpia e beses e trimerise tek Hoxhajt e Luzhes. Aty qendrimi i tij do te dekonspirohej dhe forcat e ndjekjes dhe te terrorit komuniste do te rrethonin shtepine bujare e trime te Shaban Musli Hoxhes e te Demush Musli Hoxhes ketu keta do te luftonin si trimat. Megjithese forcat e kundershtarit ishin shume te medha ata ne pushket e para do te vritnin nje ushtarak ne shkallet e shtepise Hysni Hakiku.

Ketu fillon historia e beses dhe trimerise se Hoxhajve te Luzhes te trimave Shaban Muslise e te Demushe Muslise qe jo vetem qendroi perkrah Halil Hoxhes por kurre nuk pranoni qe tu dorezoheshin krimineleve komuniste. Besa per kete familje ishte e shenjte. As mikun e tyre Halilin as vete nuk do te dorezoheshin megjithese brenda ishin gra e femije por per malesoret trima besa dhe mbrojtja e mikut ishte mbi te cdo gje…

Forcat terroriste grumbulluan armatim te rende ne kete situate kur komunistet se kishin per gje te zhdukshin te zhduknin te gjithe familjen. Atehere burrat e mencur dhe trima vendosen qe te shpetonin grate dhe femijet qe te mos shuhej kjo familje. Keshtu trimat e familjes Hoxha te Luzhes iu dorezuan forcave te ndjekjes. Ata perfundojne ne burg te kater vellezerit konkretisht Shaban Musli Hoxha Demush Musli Hoxha Brahim Musli Hoxha e Adem Musli Hoxha. Nis kalvari i vuajtjeve dhe qendreses per te mbijetuar per nje periudhe 45-vjecare nje periudhe tmerri e depersonalizimi per familjet qendrestare e atdhetarevetem se deshen dhe mbrojten besen e mikun vetem se besen e trimerine e te gjithe fuqine e saj morale politike e kishte vene ne sherbim te kombit.

Shaban Hoxha lindi ne vitin 1903 me 10 mars i martuar me 5 femije. Po femijet e Shaban Hoxhes ishin Cele Shaban Hoxha vdekur Syle Shaban Hoxha vdekur Bajram Shaban Hoxha i gjalle Aishe Shaban Hoxha gjalle Nurie Shaban Hoxha gjalle. U rriten jetime pa babain e tyre. U rriten ne vuajtje por kurre nuk u mposhten nga terrori komunist. I denuari me vdekje ne mungese nga diktatura Halil Hoxha tek Shaban Hoxha do te gjente strehe e bese. Ketu fillon lufta e klasave ketu nga Luzha do te denoheshin dhe grate e femijet e familjes Hoxha te cilet mbasi u dorezuan burrat do ti conin ne Tropoje te Vjeter ne burgun e nenprefektures. Komunistet vendosin qe tu djegin shtepine por fati deshi qe dy kumare te tyre Halil Halili e Ali Alia kerkuan qe kjo shtepi te mbetet shkolle per Luzhen dhe keshtu u shpetua shtepia pa u djegur

Po perkrah Halil Hoxhes e Shaban Hoxhes qendronte hijerende e i pamposhtur vellai luftetari i paepur Demush Hoxha i lindur ne vitin 1919 i martuar mbasi arrestohet me 2 shkurt ai le gruan shtatzene dhe i lind nje djale qe i vune emrin e Demushit. Kur lindi Demushi i ri kishte 6 muaj qe babai i tij ishte pushkatuar. Demushi i ri do te perballej qe ne moshe te re me vuajtjen qe shkaktonte regjimi i paskrupullt i komunisteve.

Nuk kishte te fryre kucedra komuniste me vrasjen e te atit por do te denonte dhe te birin Demushin dhe me 4 shtator 1979 do te prangosej djali i trimit Demush Hoxhes e do te lirohej nga ai ferr ne vjeshten e vitit 1990 ku e kaloi ne Spac duke lene 6 femije te vegjel ne shtepi dy te vegjlit 6-muajsh. Dy vellezerit e Demushit do te arrestoheshin ne vitin 1986 ne mars ne muajin e pushkatimit te babait te tyre. Hakiu dhe Iliazi lirohen ne vjeshten e viti 1990. Familja e tyre do te shkonte ne internim. Kalvari eshte i gjate 45-vjecar. Po a mund te duronte kjo familje diktaturen Pergjigjja eshte jo… Vete historiku i kesaj familje fisnike nuk ishte pajtuar kurre me pushtuesit. Babai i Shabanit e Demushit ne vitin 1911 ka bere burg ne Zhur te Prizrenit.

Ne vitin 1918 austro-hungarezet e denuan me varje Zeqir Bajram Hoxhen dhe ne ate kohe u varen shume trima te Luzhes e Bytycit.

A pranonte Malesia e Gjakoves nje regjim serb qe fatkeqesisht quheshin dhe ishin shqiptare por vepronin si serbet ndaj shqiptareve Me 15 janar te vitit 1946 nen trysnine e pushtetit komunist mblidhet ne Tropoje te Vjeter nje mbledhje e madhe e cila mori vendimin e Itifakut qe e gjithe Malesia nuk do te strehonte dhe ushqente armiqte e popullit te shpallur nga regjimi i Enver Hoxhes. Kur e pyesin ne gjyq Shaban Hoxhen perse si kallezuat shtetit komunist per Halil Hoxhen ai si nje tribun i beses do te pergjigjej Une e kisha mik ne shtepi dhe miku nuk pritet ne bese.

Tre trima besetare e antikomuniste Halil Hoxha i Bytycit Shaban e Demush Hoxha te Luzhes mbasi nje muaji ne Kukes do ti nxirrnin perpara trupit gjykues. Prokuror i denimit te tyre ishte Aranit Cela. Me nje fanagram te ardhur nga diktatori E. Hoxha me 3 mars te vitit 1946 do te pershkoheshin nga plumbat. 65-vjecari antikomunisti patrioti Imami Kapiteni i shtetit shqiptar Halil Mahmut Hoxha si dhe besetaret luftetaret antikomuniste vellezerit dhe familjaret e mrekullueshem te Luzhes Shaban Hoxha e Demush Hoxha pushkatohen kurse i biri i Halilit Sulejman Hoxha do te denohej me 101 vite burg dhe si fis do te shkonin ne internim. Do te denoheshin Elez Hoxha e Beqir Hoxha. Sot trashegimtaret e kesaj familjeje i kemi te arsimuar ne vitet e demokracise dhe funksione te shtetit shqiptar si Hakiun Mergimin Halilin e ri etj. Mbas 65 vitesh ata na apelojne Denoni keto krime te komunizmit dhe punoni per dashuri e pajtim kombetar. Ata nuk jane te qete kur ne mes nesh ka konflikte ata e urrenin konfliktin ata deshen dashurine njerezore ata deshen Zotin ata deshen besen ata deshen Shqiperine. Gjaku i ketyre trimave nga varri i pergjigjet atyre qe pa i vrare ndergjegjja dhe sot luajne te lire e te pa denuar nga drejtesia me keto vargjeMos ma prek varrin

Mos ma prek varrin o fytyre e ndyte mos bene me gjakun tim politik ik ik prej gjakut e varrit tim o i felliqur o hajdut… hajn rrugace shpirtprishur. Mirenjohjen per sakrificat qe dhate ne sherbim te kombit dhe te qendreses ndaj diktatures keto familje dhe per besen qe paten na sjell ndermend fjalet e Duke Ellington Ata linden te varfer vdiqen te pasur por nuk plagosen asnje gjate rruges se jetes se tyre

Sharing is caring!