Nga Altin Hazizaj: Shqiptaret e New York kane zhvilluar paraden e tyre (marshim krenarie)!

Disa kauza jane çeshtje perspektive, por edhe identiteti!

Shqiptaret e New York kane zhvilluar paraden e tyre (marshim krenarie)! E sheh foton dhe te vjen mire, por “harron” qe ata jane ne nje shtet te huaj, qe iu ka dhene pune, buke, strehe e shkolle! Mund edhe ti kishte degedisur ne kampe, perfshi edhe familjen time! Amerika zgjodhi t’i trajtoje me dinjitet, si t’i kishte qytetare te saj. Bravo dhe faleminderit! Ka shume pak shqiptare qe nuk enderrojne te ikin ne Amerike per keto shkaqe!

Por, po te njejtet, kur vjen puna per te drejtat e “te tjereve” nxihen dhe behen mizerje thuajse naziskine nga urrejtja! Rasti i fundit ishte lajmi i refugjateve siriane e irakiane apo edhe muxhahedineve te shkrete qe i takoj nga liqeni cdo weekend! Nuk mbeti media qe per pak sa nuk tha qe do na zhdukin Sirianet, por e lane te nenkuptohej kjo gje.

Po njesoj vlen argumenti kur del komuniteti LGBTI te marshoje ne Tirane! Vu urrejtja! Zbatimi i dy standarteve per “ne” dhe “ata”,  tipike e vendeve ku pabarazia eshte e hapur dhe masive, rrezikon te na ktheje ne totalitarizem! Mu kujtua nje thenie qe lexova sot ne mengjes: kujdes kur urren, se mund te jete dikush qe e do shume!

Sa per Amerikanet e New York te pakten ata nuk u ndjene te rrezikuar nga 20,000 shqiptaret qe dolene marshuan, edhe me krenare se ne ketu, pasi historia ua ka mesuar se kombet e hapura dhe te qyteteruara, nuk shuhen kur jane ne paqe dhe duhen, por kur fillojne e urrejne! 

Sharing is caring!