Një shtet për rrjetet sociale… !

Opinion nga Endrit Hoxhaj
Një shtet për facebook dhe instagram… !

Rrojmë një kohë virtuale. Shqiptarët, absolutisht po jetojnë në kohën virtuale dhe kanë harruar atë realen. Sot pakënaqësitë ndaj pushtetit shprehen virtualisht! Protestat dhe vlerësimet negative ndaj qeverisjes së Shqipërisë bëhen përmes internetit. Edhe statistikat e qeverisë varen nga rrjetet sociale! Jetojmë në një kohë ku qeveria, ministrat, deputetët etj., e drejtojnë Shqipërinë nga rrjetet sociale. Performanca e punës së çdo ministrie a institucioni varet nga share/like-t që merren në rrjetet sociale… Sot çdo i pashkollë bëhet i rëndësishëm falë vëmendjes që ai merr në rrjetet sociale! Vetëm përmes tyre i jepet vëmendje çdo krimineli, banditi, injoranti njësoj si një nobelisti! Rrjetet sociale kanë sjellë tek shqiptarët më shumë vrasje, dhunë, tradhti dhe mjerim të vlerave njerëzore. Para disa ditësh, nga instagrami, njerëzit u vranë për tradhtinë bashkëshortore… Sot çdokush jeton në luksin virtual dhe vuan në ambientin real! Aktualisht, në rrjetet sociale të gjithë shqiptarët duket sikur jetojnë mes mirëqenies së madhe (me makina të shtrenjta, pushiume në çdo cep të botës etj., por realisht është e kundërta e medalies). Sot përmes internetit çdo fëmijë e di si bëhet seksi, si vritet njeriu, si bëhet korrupsioni, si gënjehet, si përdhunohet! Sot seksi bëhet në rrjetet sociale jo në krevatin real…! Sot çdo femër e lumtur në fb, nuk egziston e tillë jashtë facebook-ut. Sot shkuesija dhe njohjet po bëhen në rrjetet sociale! Shqiptarët martohen në rrjete sociale e ndahen në jetën reale. Sot celebrimi ka më shumë vlerë në fb se në gjendje civile! Sot zhveshja është marketing për vëmendje të pamerituar në shoqëri! Sot edhe hija është më e famshme se Ismail Kadare! Sot më vlerë ka by..a sesa mendja! Sot, sallat e operimeve dhe spitalet jane ne fb, sot mendimet dhe veprimet jepen dhe merren nga “miqtë” virtualë në rrjete. Sot bëhet vetëm show, sepse janë të paktë ata që i duan dhe repsektojnë vërtet prindërit dhe familjarët jashtë rrjeteve sociale…! Edhe fëmijët po lindin dhe rriten në rrjetet sociale… Virtualitet për shumë njerëz nuk është bota reale e tyre! Sot, virtualiteti i ka bërë njerëzit me personalitet të dyfishtë dhe ky është problemi më i madh i jetës sonë. Akoma më i dhimbshëm është sot personaliteti i dyfishtë, me të cilin po rritet brezi i ri… E keqja më e madhe që po sjellin momentalisht rrjetet sociale, janë dëmtimi i vlerave shoqërore, dëmtimi i trurit shqiptar, humbja e ralitetit, ftohja mes njerëzve dhe mbi të gjitha amoraliteti…!

https://instagram.com/3ndrithoxhaj?utm_source=ig_profile_share&igshid=z76j21k2td02

Sharing is caring!