Njihuni me Endrit Hoxhaj, përmes kësaj biografie të shkurtër.

Endrit Hoxhaj është i njohur si supermodel dhe boksier me famë. Gjithashtu ka qenë kryesori në modën në Shqipëri dhe Kosovë nëpërmjet agjencisë së tij “Fashioin Supreme” si dhe ka qenë pronar i “Top Model Fashion”.

Nga 2005-2012 ka ushtruar boksin ku ka dalë kampion në Shqipëri dhe Kosovë. Ka qenë kampion i dyfishtë në boks si në Kosovë poashtu dhe Shqipëri.

Ai është shpallur “Mister Fotozhenia” në vitin 2010, dhe model i dytë në “Best Model of the Balcan” në 2011-ten. Në 2011-2012 me agjencinë e tij me qendër në Milano, i ka shërbyer modeleve shqiptar në Kosovë për të rritur imazhin e shqiptareve në shkallën ndërkombëtare.

Ka punuar edhe për “Ragazza Moda E Spettacolo”, ku ishte agjent i tyre për 5 shtete, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mali Zi, Shqipëri. Ka organizuar ngjarjen e përvitshme “Designers Fashion Night”.

Dy modelet e tij Nertila Kapaj & Erlinda Deda fituan përfaqësimin e Shqipërisë në ‘Miss Intercontinental’ ne Gjermani. Ne Ragazza moda ka fituar vendin e trete ne rang botror modelja e tij Elidjona Rusi.

Ka qene dhe agjent mode për “Urbanan Modes”, agjenci në Milano, Amici etj. Ka çuar numër më të madh të modeleve shqiptare në evente jasht vendit si ne miss etj. Ka dërguar modele në Milano, Kine, etj.

Ka bashkëpunuar me Agon Channel Albania ne fillimet e saj dhe me Vizion +. Përveç të tjerave është marrë edhe me ndërmjetësim biznesi.

Sharing is caring!