Opinion nga Endrit Hoxhaj: Për vërtetësinë e lajmit, sezonin e ri televiziv dhe veten!

Kam parë dhe vëzhguar për shumë kohë mediat shqiptare, të cilat për një ngjarje sjellin 100 versione të ndryshme! Kë të besosh nga ato? Ablsolutisht asnjërin prej tyre, sepse të gjitha mediat janë të ndara në dy ose tre “klane” të pushtetit dhe qytetarët nuk mund të marrin asnjëherë një lajm të vërtetë. Më saktë njerëzit besojnë atë version që duan, sipas ngjyrimit politik që ndjekin. Në Shqipëri më parë bëhet lajmi se investigohet ngjarja! Në Shqipëri media ka një pushtet të paqenë!
Madje edhe kur denigrohet figura e dikujt në mëyrë të padrejtë, askush nuk kërkon ndjesë publike! Në Shqipëri asnjë media nuk është burim i sigurtë informacioni. Edhe ato pak që i besonte populli, tani e kanë humbur shikueshmërinë, që kur kryeministri dhe Erjon Veliaj i përgatisin lajmet në redaksinë e ERTV apo në zyrat bashkiake të Tiranës! Në Shqipëri nuk egziston më një media me besueshmëri informacioni, sepse presioni i pushtetarëve i ndëshkon ato bashkë me pronarët!
Burimi informacionit sjell probleme te populli shqiptar. Sot në Shqipëri ka më shumë keqinformim të publikut! Sot të ftuar në panelet televizive janë një grup njerëzish, të përhershëm që a thua i dinë të gjitha! Ata shfaqen në tv pa etikë, por edhe me veshje banale! Sot në tv shfaqen njerëz që kanë 10 mijë ndjekës në instagram dhe jo persona që kanë 10 mijë vlera!
Mediat shqiptare, sot, më shumë hapësirë i japin krimit dhe degjenerimit sesa edukimit dhe moralit! Shoqërinë, gazetaria e deformuar e ka drejtuar drejt lakuriqësisë dhe krimit. Gazetarët sot po zvetnojnë misionin e tyre. Janë hapur shumë portale dhe konkurrenca i bën ato t’u dalë kontrolli jashtë vetes. Në emër të parave vëmendjen e zënë persona falsë. Media në Shqipëri ka presion dhe mosndëshkim të së keqes. Gazetarët nuk paguhen po vetpaguhen me mënyrën si e shtremberojnë lajmin…! Sot u jepet vëmendje njerëzve imoralalë dhe jo moralit! Zhveshjes dhe jo veshjes… Efektet e mosinformimit të besueshëm, por dhe të keqinformimit i kupton tek modeli që ndjekin të rinjtë sot…!
Unë me aq forcë dhe zë sa kam, do mundohem që të jap shembujt më të mirë që duhen ndjekur… Do flas për moralin, thjeshtësinë, vlerat dhe edukimin… Nëse duam një shoqëri të shëndoshë dhe të përparuar, duhet që në media, vëmendje të marrin viktimat e krimit dhe jo kriminelët, personat utilitarë, ata që kanë bërë diçka për atdheun dhe shoqërinë tonë…

Sharing is caring!