Opinion nga Endrit Hoxhaj: Pushteti i katërt në Shqipëri ka rënë!

Pushteti i katërt në Shqipëri ka rënë me kohë, saktësisht ka rënë që nga viti 2013. Pushteti i katërt sot ka vetëm një emër ERTV. Askush në Shqipëri nuk e bojkoton këtë medium që shkel lirinë dhe shtyp ose nënshtron gazetarinë shqiptare.
Të gjithë ne e dimë këtë gjë, por bëjmë sikur s’e dimë, pavarësisht mohimeve apo mendimeve të “lira” që japin opinionistët tanë televizivë. Ata janë blerë që në momentin kur flasin kundër fakteve dhe provave kokëforta. Që prej momentit që lajmet dhe informacionet shpërndahen nga ERTV, vërtetësia e tyre s’ekziston më. Kjo gjë ndodh vetëm në Korenë e Veritut apo ndodhte në kohën e diktaturës hoxhiste, por edhe diktatorët respektivë nuk guxuan të shpiknin një media që të përjetësojë në logo emrin e tyre. Media e lirë nuk egziston më në Shqipëri ose me saktë pushteti i katërt i është dorëzuar ERTV-së dhe projektuesve të tij Edi Ramës dhe Endri Fugës. Rënia e mediave shqipare faktohet edhe kur në Bruksel, Gjermani e ShBA thuhen ca të vërteta kundër qeverisë Rama dhe në Shqipëri disinformohet populli. Ndyshe propaganda e kryeministrit ERTV të lë pa punë, pa rrogë, të rran ose të vret.
Pushteti i katërt ka rënë që në momentin kur gazetarët hiqen nga puna (ata pak gazetarë profesionistë që transmetojnë të vërtetat tek publiku). Pushteti i katërt u dorëzua totalisht që me marrjen e qeverisë nga Edi Rama Televizion. Kryeministëri ynë shet për të vërteta, rubrikat e tij të montuara në kryeministri bashkë me regjinë e Endri Fugës. Inati i Ramës ndaj medias shqiptare është i shpeshtë, madje deri në ofendime të rënda publike apo dhunime fizike e psikologjike të vetë gazetarëve. Pushteti katërt në Shqipëri do të fitojë statusin e tij të pavarur vetëm kur të jetë vetvetja. Mediat e vërteta duhet të bojkotojnë ERTV-në dhe analistët, që analizat e tyre i bëjnë në kryeministri. Me këtë sjellje skandaloze, medias shqiptare i ka rënë vlera dhe besueshmëria e saj është zero. Me keqardhje them, që edhe gazetarëve të shkolluar jashtë u ka humbur zëri dhe u është tharë dora nga ERTV.
Duhet ngritur zëri i gazetarëve profesionistë! Shoqatat e gazetarëve duhet të bërtasin fort kundër ERTV-së. Në qoftë se jo, të gjithë kemi vrarë pushtetin e katërt në këtë vend të mjerë. Të kritikosh çdo lloj qeverie është mirë për popullin, pasi kështu Shqipëria dhe ne bëhemi më të mirë!

Sharing is caring!