Shpata/t e Gjergj Kastriot-Skënderbeun

Sipas Dhimiter Frengut, një zyrtar dhe mik në armë i Skënderbeut, shpata e parë ishte e kthyer ose e lakuar (Në italisht: una schimitarra storta), me një majë të mprehtë dhe me hijeshi e bërë nga nga çelik Damasku. Ka edhe burime që thonë se për ca kohë Skënderbeu mbante dy shpata në të njëjtin mill. Frengu pastaj shton, me pak ekzagjerim, se Skënderbeu solli një mjeshtër shpata-bërës nga Italia, i cili prodhoi tre shpata më të mira për të. Një prej tyre, “e cila mund të priste përmes çelikut,” ai ia dërgoi si dhuratë sulltanit otoman.

Dihet gjithashtu se në vizitën e fundit të Skënderbeut në Vatikan, Papa Pali II i dha heroit shqiptar një shpatë me nënshkrimin (It: una spada ed un capello).

Kjo shpatë e drejtë, që gjendet në Muzeun e Ambrasit sëbashku me helmetën, ka dy cepa dhe është e larë në ar. Është 85.5 centimetra e gjatë, 5.7 cm e gjerë dhe peshon 1.3 kilogramë. Milli ishte prej lëkure. Sipas Faik Konica, që e kishte parë shpatën në fillim të shekullit të 20-të, kishte akoma njolla gjaku në shpatë.

Nga ana tjetër, shpata e lakuar, bashkë me dorezën, është 121 cm e gjatë dhe peshon 3.2 kg. Kjo shpatë është e ndikuar prej stilit otoman të kohës dhe siç ka thënë edhe Dhimitër Frengu pesë shekuj më parë është prej çeliku të Damaskut me shumë zbukurime e stolisje. Ka një nëshkrim në turqisht që sipas Faik Konicës është i pasaktë. Nënshkrimi thotë: (Libehadur Allah Iskander beg – Kampion i Zotit, Skënderbe). Megjithatë, sipas Faik Konicës, vetëm tehu u përket shpatës fillestare të mbajtur nga Skënderbeu. Doreza, e larë në argjend dhe milli e kadifejtë i përkasin një kohë më të vonë. Të dy shpatat janë riprodhuar në Vienë, për tu paraqitur në Tiranë.

Nga këto dy shpata, ajo të cilën Skënderbeu ka përdorur në betejë ka qenë ajo e lakuara. Shpata e drejtë ishte shumë e shkurtër, kurse tjetra lejonte përdorimin edhe për sulmet kalorsiake. Përveç kësaj, ai ishte stërvitur në Turqi ku i kishte mësuar aftësitë në arte marciale dhe ka më shumë mundësi që ai ta ketë patur më të rehatshme të përdorte atë shpatë.

Sipas legjendave shpata e tij ishte aq e rëndë sa që vetëm krahu i tij mund ta mbante. Po sipas legjendave, shpata e tij ishte kaq e mprehtë sa mund ta priste një burrë nga koka në bel me pak mundim dhe të priste një gur të madh në dysh me një goditje të vetme.

Sharing is caring!