Trendi i marrezise nuk njeh kufinj…

Nga Ali Hasanaj

8000 kerkesa per divorce brenda nje viti, prinderimi single, femije te lene vetem, shofere qe vrasin, police me uniforme qe vallezojne te dehur, mesues qe perdhunojne, mjeke qe flene ne orar sherbimi, te cmendur qe qellojne, e ardhme pa te kaluar dhe nje mal me crregullime ne nje shoqeri te c’ekuilibruar!!

Dikur Shqiperia e njohur si nje vend me norma e vlera te larta, kulture deri diku te unifikuar dhe standard te larte moral, e bashkejetesa dhe martesa te qendrueshme, tashme cuditerisht dhe fatkeqesisht e kthyer ne nje vend ku pervec cmendurise politike dalengadale edhe ne nje shoqeri te degraduar, pa norma, pa drejtim dhe pa shprese. Njerez qe lidhen e martohen pa asnje baze, ndahen me te njejten shpejtesi sic lidhen dhe lene disa femije ne udhekryq duke kopjuar boten perendimore pa kuptuar qe ne perendim sistemi politik dhe shoqeror bashkeveprojne paralelisht sepse ne rast te nje cmendurie te nje cifti (per te ndjekur rruge te ndryshme ne jete) ka gjithmone nje gjykate dhe nje infrastrukture te mire-organizuar ne te gjitha nivelet qe mendon per ta, per nevojat fiziologjike dhe shpirterore te femijeve. Kemi te rinj qe martohen shpejt/heret per hir te deshires se prinderve (keta te fundit me deshiren e mire natyrisht); te nxitur nga njera ane, apo nga trendi per tu martuar, lindur femije e me pas per tu bere nje ‘’nene beqare’’ (single parent) e per ta vazhduar marrezine me foto ne rrjetet sociale per nje show pa sens. Nga njera ane kemi protagonistet (divorc-kerkuesit) e nga ana tjeter mijera te tjere qe duan te ndjekin trendin e te qenit prind beqar. Nje shoqeri e mbyllur qe nuk komunikon as dhimbjen, as emocionin as te verteten. Komunikon genjeshtra, krenari dhe vetebesim ne dukje, dhe nje shperthim te cmendur ne fund. E te gjitha keto krijojne nje shoqeri te trazuar e qe ka humbur ekuilibrat. Shoqeri e pa lumtur, nuk gjen kenaqesi ne asgje, krenohet me cdo gje, dhe ne fund VRET.

Nje shoqeri qe gjen cdo menyre per te vrare si fillim ndjenjat, emocionet, e pastaj trupin, qenien njerezore. Shoqeri e pafuqishme per te dale pertej vales se zemerimit dhe keqardhjes se perkohshme pa menduar e nxjerre mesime se c’masa duhen marre per te parandaluar drama te tilla shoqerore. Numri i larte i shkaterrimit te familjeve qofte nga divorcet, qofte nga cmendurite e dikujt per te vrare nje pjese te nje familjeje tjeter nuk mund te interpretohet ndryshe vecse nje frustrim i madh kolektiv qe per te gjitha arsyet e mesimperme nuk mund te prodhoje vecse arrogance, deshperim dhe vrasje. Edhe ngaterrimi i ”pedaleve te gazit dhe frenave” buron tek te mesipermet dhe jo domosdoshmerisht lidhet vetem me pyetjen se ‘’kush ia dha patenten’’ me shume se me faktin se kush i certifikon patentat e mendjes se individeve ne ate shoqeri kur dalin ne rruge (ne kembe ose me makine). Kush lejon, kush frustron, kush trazon shpirtra, kush i fal, kush nuk vepron, kush i toleron, dhe kush nuk ndalon?!?!!?

Sharing is caring!