Ushqimi tradicional shqiptar “Flija” i promovuar nga New York Times

New York Times i ka dhënë hapësirë ​​restorantit; Tradita Brick Oven, në Bronks, i cili ofron ushqim tradicional shqiptar. Gazeta prestigjioze shkruan edhe për specialitetin shqiptar flija, i cili shërbehet edhe në këtë restorant me pronarin Ramiz Kukaj nga Peja. Ramiz Kukaj, një shqiptar nga Peja, për herë të parë kishte menduar për restorantin “Tradita” nëntë vjet më parë, pasi djali i tij, 12 vjeç, pyeti nëse kishte ndonjë restorant shqiptar për të dërguar miqtë e tij, për tu treguar ushqim tradicional shqiptarë dhe më teper, thuhet në këtë artikull.

Pastaj artikulli sqaron se si Ramiz Kukaj kishte shkuar në Pejë dhe kishte filluar të merrte me ushqimeve tradicionale, ku është përqëndruar kryesisht tek flija një byrek tradicionale shqiptare për ta shërbyer atë në restorantin e tij, ku ai jetoi ëndrrën e tij me dy partnerët e tij të biznesit dhe me djalin e tij Kastriot, tani 21 vjeç.

:Endrit Hoxhaj

Informacion i marë nga New York Times : https://mobile.nytimes.com/slideshow/2017/09/14/dining/tradita-albanian-nyc/s/20HUNGRY-slide-GNNK.html?referer=https://www.google.com/

 

Sharing is caring!