Wikipedia: një konkurs përkthimi për lirinë e shtypit. Edhe shqipja midis gjuhëve

Data 15 korrik 2018 ёshtё afati i fundit pёr tё marrё pjesё nё konkursin Wikipedia, promovuar nga OBC Transeuropa, pёr pёrmirёsimin dhe pёrkthimin e shkrimeve mbi lirinё e shtypit. Edhe shqipja midis gjuhёve tё konkursit.

Vijon me njё projekt tё ri Wiki4MediaFreedom , nisma e ndёrmarrё nё vitin 2015 nga OBCT nё kuadёr tё projektit European Centre for Press and Media Freedom me qёllim trajtiminin e informacionit mbi temёn e lirisё e shtypit dhe tё pluralizmit mediatik nё faqet e Wikipedia-s, enciklopedia mё e madhe online qё çdo ditё konsultohet nga miliona pёrdorues nё mbarё botёn.

Nё pothuajse tre vjet, OBCT ka krijuar njё enciklopedi europiane mbi lirinё e shtypit duke krijuar dhe pёrmirёsuar dhjetёra zёra mbi sistemet mediatike, transparencёn e pronёsisё sё mediave, censurёn dhe dhe vetё-censurёn, aksesin ndaj informacionit, mediat e pavarura dhe aktorё tё tjerё qё punojnё pёr lirinё dhe pluralizmin e shtypit nё tё gjithё Europёn, dhe nё vecanti nё Europёn jug-lindore, pёrfshirё Shqipёrinё, nё vendet e Europёs qendrore, nё vendet balltike, nё Turqi dhe nё partneritetin lindor.

Tani ka ardhur koha qё ta mbledhim dhe t’ia trasferojmё trashёgiminё e Wiki4MediaFreedom komuniteteve gjuhёsore lokale tё Wikipedia-s, nё mёnyrё qё  pёrmbajtjet e trajtuara gjatё kёtyre viteve, pёrpos anglishtes, tё mund tё konsultohen edhe nё gjuhё tё tjera duke pasuruar nё kёtё menyrё Wikipedia-n mbi njё temё tejet tё rendёsishme, aktuale dhe europiane, si ajo e lirisё sё shtypit.

Gjuha shqipe ёshtё midis gjuhёve tё konkursit: janё tё shumta materialet qё mund tё pёrmirёsohen dhe mund tё krijohen nё shqip nё faqet e Wikipedia-s, si p.sh zёri mbi  gazetaren e vrarё malteze Daphne Caruana Galizia ose mbi gazetarin e vrarё sllovak Jan Kuciak.

Pёrdoruesit mund edhe tё vendosin tё pasurojnё zёrin mbi sistemin mediatik shqiptar ose tё propozojnё zёra mbi gazetat, projektet dhe nismat e gazetarise investiguese nё Shqipёri. Kush ka dёshirё mund  tё punojё edhe nё gjuhёn angleze duke shtuar apo pёrmirёsuar zёrat ekzistues ose duke shtuar perspektivёn e njё vendi specifik apo burime tё tjera nga ente, media ose qendra hulumtimi tё angazhuara nё monitorimin dhe mbrojtjen e lirisё sё shtypit.

Shkrimet e pёrkthyera apo tё pёrmirёsuara do tё vlerёsohen nga njё juri si nga forma ashtu edhe nga cilёsia e pёrmbajtjes. Pёrdoruesit qё do tё bёjnё punёn mё tё mirё do tё marrin si çmim njё kupona pёr blerjen e librave online. Do tё vlerёsohen me çmim tre tё parёt nё klasifikim, sipas ndarjes nё dy kategori tё ndryshme: perkthim dhe pёrmirёsim, me kupona me vlerё 50, 30 dhe 20 euro.

Tё gjitha detajet mbi konkursin mund t’i gjeni kёtu . Pёr informacione tё mёtejshme: vignola@balcanicaucaso.org.

Sharing is caring!